Anulon sigurimin shendetesor, gjobitet kompania

17/09/2009 20:50

Gjykata e Larte e Karolines se Jugut, ne SHBA, ka urdheruar nje kompani sigurimi te paguaje 10 milione dollare deme pasi ka anuluar sigurimin shendetesor te nje studenti te ri qe ka rezultuar pozitiv ndaj testit te HIV-it.

Gjoba eshte nder me te lartat te paguara ndonjehere nga ndonje kompani sigurimi per prishjen e nje kontrate.

Vendimi eshte marre ne nje nga shtetet me konservatore te jugut, pikerisht ne momentin kur demokratet po tentojne te kalojne reformen ne shendetesi ne Capitol Hill.

Top Channel