Avokatet shtyjne “Banden e Lushnjes”

19/09/2009 08:55

Avokatet ia kane dale serish te shtyjne nje tjeter proces gjyqesor qe zhvillohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Ekstradohet nga Turqia, vrau per nje fjale goje. U kap pas 7 vitesh arrati Ka qene nje grindje banale ne dukje, por ka perfunduar me vrasje. Behet fjale per nje vrasje qe ka ndodhur shtate vjet me pare ne qytetin e Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar te percjelle nga zyra e shtypit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, me daten 18.09.2009, ne oren 13:50, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Stambolli drejt Shqiperise i shtetasit shqiptar Engjell Zeqo, lindur ne Fier.

Sipas Gjykates se Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.264, date 30.10.2002, ai eshte denuar me 15 vjet burg per veprat penale te vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake, te gjitha keto, parashikuar nga nenet 76, 278/2, te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise.

Keshtu mesohet se Zeqo ka qelluar per vdekje me arme zjarri shtetasin Fatos Kalemi, per motive te dobeta. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol-Tirana me Interpol-Ankara, u be i mundur arrestimi dhe realizimi i ekstradimit drejt vendit tone i shtetasit Engjell Zeqo.

Top Channel