Kryetari i Bashkesise Islame te Kosoves, myftiu Naim Ternava ka uruar te gjithe besimtaret myslimane me rastin e festes se Fiter-Bajramit per gezim, harmoni, paqe dhe lumturi ne cdo familje.

Ne nje mesazh drejtuar te shtunen besimtareve myslimane me rastin e perfundimit te muajit te shenjte te Ramazanit, myftiu Ternava tha se Fiter-Bajrami eshte feste e paqes, solidaritetit dhe harmonise per te gjithe besimtaret myslimane.

“Kete feste te Fiter-Bajramit e presim edhe me te organizuar edhe me te forte, kur Kosova po ecen me hapa te sigurt nga  ardhmeria e sigurt e saj dhe anetaresimit ne te gjitha mekanizimet nderkombetare. Ky eshte kontribut i vazhdueshem i popullit mbare, ndaj duke ruajtur identitetin tone fetar e kombetar te arsyetojme jeten tone ne kete bote si krijese me e persosur e cila me atributet dhe veçorit e saja i takon edhe mekembesia mbi siperfaqen e tokes”, tha ai.

Top Channel