Sot, Bajrami i Madh

20/09/2009 08:35

“Agjerimin e 30 diteve te Ramazanit, larjen e mekateve, pastrimin e shpirtit dhe trupit, muajin e qetesise dhe begatise ku ti i falesh Zotit, i kerkon te te pranoje kete ritual pavaresisht te mirave qe te sjell, kryesore eshte te te njihet”, thone besimtaret myslimane.

Kjo do te thote se detyren qe ke permbushur sipas rregullave te shkruara ne Kuran, mund te ta njohe vetem Zoti. Mbajtja e agjerimit eshte detyre, por nga ana tjeter eshte edhe permbushje e qetesise shpirterore, pastrimit dhe devotshmerise se besimit. Menjehere pas 30 diteve te Ramazanit vjen festa e Bajramit te Madh, ose siç njihet ndryshe si Fiter Bajrami. Festa e Bajramit, e perkthyer nga arabishtja do te thote: gezim dhe hare. Por nuk ka rendesi kjo, me teper se sa termi pararendes: Fiter.

Kjo fjale vjen nga arabishtja dhe ne origjinal i thuhet fitre, qe ka kuptimin e foshnjes qe sapo ka dale ne jete. Ne doktrinen islame, nuk pranohet mekati i trasheguar. Perkundrazi, njeriu lind i paster (pra fitre), e jeta me pas i kalon ne trazime si pasoje e gjynaheve qe jane te pashmangshme per nga natyra njerezore, ndersa me ane te besimit ne Zot, keto gjynahe zvogelohen e pastrohen me pendim e lutje. Dje, urimi i pare per festen e Bajramit per besimtaret ne te gjithe vendin ka ardhur nga kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça.

Veç urimeve me te mira per shqiptaret kudo ku ndodhen, Muça ka theksuar edhe nje here se nje nga rregullat qe duhet te zbatohen ne kete feste eshte edhe sevapi per te gjitha familjet e varfra. Ndihma per me te varfrit, per ata qe nuk kane mundesi te mbushin tavolinen si pasoje e te ardhurave ekonomike, duhet te vije nga besimtaret.

Zakonisht ne xhamite e kryeqytetit qendron nje kuti ku hidhen para, mblidhen ndihma, e me pas perfaqesues te institucioneve fetare ua japin ne ndihme me te varferve.

Top Channel