Moti, kete jave i paqendrueshem

21/09/2009 08:00

Tanime mund te themi me plot goje se vera iku e jemi zyrtarisht ne stinen e vjeshtes.

Rrobat e lehta dhe te holla te veres do te duhet t’i zevendesojme me ato pak me te plota ne nje kohe kur temperaturat nga java ne jave po ulen me disa grade Celsius.

Java qe lame pas kishte me shume dite me diell sesa vranesira, nderkohe qe nga e hena ne te dielen, moti do te jete i vranet, me reshje dhe temperatura qe ulen me disa grade Celsius.

Keto dite shtatori, te  njohura si koha e vjeshtes se pare, do te jene me mot te paqendrueshem, reshjet do te jene lokale dhe ne zona te caktuara do te kemi edhe rrebeshe shiu.

Sipas institutit te parashikimeve “Meteoalb”, oret ne vijim priten qe te jene me alternim kthjellimesh dhe vranesirash ne pjesen me te madhe te territorit shqiptar, ndersa zonat malore veriore-juglindore do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet e afatshkurter, here pas here ne forme rrebeshi.

Fundjava, perkatesisht e shtuna dhe e diela, ishin me mot te kthjellet me vranesira kalimtare ne bregdet dhe zonen e ulet, por ne zonat malore jane regjistruar shira te dobet e afatshkurter. Java e re, qe nga dita e hene, do te nise me vranesira dhe shira te dobet ne territor. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te lehte ne vlerat e mengjesit, por rritje me 1 deri ne 2 grade pritet ne vlerat e mesdites.

Java pritet qe te sjelle rritje te ndjeshme te temperaturave ne vend. Era, edhe kete fundjave, nuk do te jete shume problematike, do te vijoje te fryje e lehte dhe mesatare, duke arritur shpejtesi maksimale deri 30 km/h, drejtimi i saj do te jete kryesisht perendimor, per pasoje deti do te gjeneroje dallge deri ne 2 balle.  
 

Top Channel