Messi: Mjaft me kritika ndaj Argjentines

23/09/2009 13:35

“Shtypi duhet te ndalet nga hedhja e baltes mbi kombetaren e Argjentines, aq me teper qe ndodhemi ne nje situate shume delikate”.

Ky eshte komenti i yllit te kombetares bardhekalter, Lionel Messi. Sulmuesi i Barcelones ka folur ne nje interviste per kombetaren e drejtuar nga Maradona. Pas humbjeve me Brazilin dhe Paraguajin, Messi pohon se Maradona eshte nje trajner me cilesi te mira profesionale dhe marredheniet e tij me te jane shume te mira.

“I vetem nuk jam ne gjendje te fitoj nje ndeshje pasi fitorja varet nga puna qe bejne te gjithe lojtaret e skuadres”, perfundon “pleshti”, duke lene te kuptohet se Argjentina nuk eshte nje skuader me klas dhe magji si Barcelona ku ai shkelqen. 

Top Channel