Mesuese-viktime

23/09/2009 18:45

Mesuesja e fshatit ndersa shkon per ne pune, sulmohet nga nje agresor e mbahet prej tij per ore te tera nen kercenimin e armes.

Me nje thike ne dore autori e terheq vajzen per flokesh zvarre duke e futur ne nje pyll te dendur, ku askush nuk mund ta degjonte e t’i jepte ndihme.

Xhevahir Dema ka ushtruar dhune per gjashte ore ndaj mesueses se re ne fshatin Izbor te Memaliajt, e shpetimi nga vdekja ishte gjeja e fundit qe i shkonte neper mendje.

“Me kapi per flokesh drejt shkurreve dhe me perplasi koken, nuk e di se cfare ka bere me mua ne ato momente…ka qene dita me e hidhur, nuk e mendoja se do te shpetoja”, tregon mesuesja-viktime.

Ajo kerkon ndihmen e autoriteteve qe te marrin masat ndaj agresorit i cili vazhdon te jete i lire. Edhe pse viktima e ka denoncuar, sipas saj, ndaj tij nuk eshte marre asnje mase.

“Prokuroria e ka nenvleftesuar tej mase kete ceshtje duke e trajtuar si nje ngacmim te thjeshte. Ai eshte thirrur vetem nje here nga prokurori qe ka ceshtjen dhe ndaj tij nuk eshte marre asnje mase”, eshte shprehur mesuesja.

Endrrat e saj tani jane shkaterruar ndersa sjell ne mendje oret e tmerrshme, vajza e re ndihet e frikesuar dhe e kercenuar te vazhdoje nje jete si gjithe te tjeret.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel