Nelly Furtado, e lodhur nga fama

28/09/2009 10:30

Nelly Furtado ndihet e lodhur nga jeta si personazh i njohur publik. Kengetarja e “Maneater” pranon se fillimisht e ka pasur te veshtire per te perballuar presionin e fames dhe se i eshte dashur shume kohe qe te merrte veten.

“Fama me kapi befasisht dhe me eshte dashur kohe qe te merrja veten. Ishte shume shpejt. Pas dy vite turnesh intensive kam kaluar shume kohe vetem ne shtepine time ne Los Angeles duke pare dyshemene. Ndihesha si e mashtruar, duke besuar se njerezit me pelqyen per imazhin tim dhe jo per muziken time”, tha ajo.

Edhe pse tani e ka marre veten, Nelly – e cila eshte e martuar me nje inxhinier muzike, Demacio Castellon, dhe ka nje vajze gjashte vjecare nga nje marredhenie e meparshme – pranon se do te donte te shpenzonte me shume kohe me veten e saj.

Top Channel