Itali, mafia grabit fondet e shtetit

30/09/2009 18:05

Ne Itali, kryetari i komisionit parlamentar i anti-mafia, Giuseppe Pisanu ka deklaruar se mafia po penetron ne administraten publike, duke arritur te influencoje ne vendimet e saj.

“Sistemi kriminal i krijuar nga mafia eshte gati te shtrije duart ne te gjithe jugun, duke kapur edhe planin e paraqitur nga qeveria per kete pjese te vendit”, ka deklaruar Pisanu.

Sipas ish-ministrit te Brendshem, ne shenjester te krimit te organizuar lokal jane edhe sektori privat, si dhe fondet evropiane te programit 2007-2013.

Top Channel