Berisha ne Kosove, nenshkruhen marreveshje

06/10/2009 11:55

Kryeministri kosovar Hashim Thaci deklaroi se eshte ceshtje ditesh nisja e punimeve per ndertimin e rruges historike Morine-Prizren-Prishtine.

Ne nje konference te perbashket per shtyp me homologun e tij, Sali Berisha, Thaci u shpreh i lumtur per takimin me ate qe ai i quajti arkitektin e ndryshimeve.

“Zoti Berisha, populli i Kosoves te mirepret. Ti realizove endrren e shqiptareve, ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morine. Ne po numerojme ditet per nisjen e punes ne pjesen e Kosoves”, u shpreh Thaci.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha vleresoi se ne 20 muaj Kosova ka bere arritje te medha, kjo fale lidereve te vendit dhe forcave politike.

“Ajo cka me impresionon eshte se si luftetaret e lirise, po ndertojne me perkushtimin me te madh vlerat per te cilat ata luftuan. Ne 20 muaj ne Kosove po vendosen standartet me te gjera te respektimit te pakicave dhe jam i bindur se ky eshte njekontribut i madh i Kosoves per paqen dhe stabilitetin ne rajon”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, procesi i decentralizimit eshte nder me te miret dhe do te prodhoje paqe, stabilitet dhe zhvillim.

Dy kryeministrat zhvilluan nje konference per shtyp, pas nje takimi koke me koke te zhvilluar ne seline e qeverise se Prishtines.

Konferenca u parapri nga nenshkrimi i gjashte marreveshjeve ndershterore. Kjo eshte vizita e pare pas shpalljes se pavaresise, qe kryeministri shqiptar Sali Berisha po zhvillon ne Kosove.

Axhenda e vizites se tij eshte teper e ngjeshur me takime dhe vizita. Kryeministri per te shkuar ne Kosove zgjodhi udhetimin ne linje ajrore, ndersa mesohet se per t’u kthyer ne Tirane do te ndjeke rrugen e kombit.

Top Channel