Emigrantet dhe katrahura e trafikut

06/10/2009 18:45

Pas nje vere te pergjakshme automobilistike, teksa rruget e Shqiperise u shnderruan ne fushebeteja te perditshme, nisi te marre forme edhe bindja e pergjithshme se pjesemarresit ne kete kasaphane jane perhere e me shpesh…emigrante.

Spartak Hasani banon ne qytetin e Durresit. Ai ka jetuar si emigrant ne Itali. Tani ka vendosur te jetoje perfundimisht ne Shqiperi.

Te kthehesh ne nje atdhe te rremujshem dhe plot dinamike, ndersa ne kujtesen tende eshte Shqiperia e boshatisur e se kaluares, nuk eshte gjithmone e lehte.

I gjendur ne kete realitet te cuditshem, emigranti, eshte shpesh here viktime e vetvetes. Atij i kujtohet se ka mberritur ne atdheun e tij, ne shtepi.

“Kur jane andej i zbatojne rregullat, ama sapo zbresin nga trageti emigrantet ndryshojne. I shkelin rregullat si te gjithe ketu”, thote Spartaku.

Djaloshi eshte bere vete pjese e aksidenteve rrugore. Per koicidence, edhe mjeti me te cilin makina e tij u perplas drejtohej nga nje emigrant.

Eshte paradite dhe Spartaku po mundohet te orientohet ne trafikun e renduar te qytetit te tij.

Ai mundohet te marre me qetesi kthesat, te respektoje semaforet, te ece me shpejtesine e ngadalte qe te dikton nje dite trafiku ne nje qytet te madh shqiptar.

Pas pak atij do t’i duhet te niset per rruge. Do te udhetoje drejt Tiranes.”E c’nuk rezervon fati…”, thote Spartaku.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel