Fakulteti i Mjekesise, ne proteste

12/10/2009 08:20

Studentet e Fakultetit te Mjekesise, ne Universitetin e Tiranes, e kane filluar me proteste vitin e ri shkollor.

Dhjetra te rinj te mbledhur perpara ketij fakulteti, kryesisht ata te vitit te dyte, pretendojne ndryshimin e nje rregulli te vendosur nga fakulteti i cili parashikon mbetjen ne stazh nese studentet ngelen qofte edhe ne nje provim nga viti i meparshem.

“Jemi shume te vendosur per ate qe kerkojme”, thote nje prej studenteve ne nje lidhje te drejtperdrejt ne emisionin “Wake Up”, ne Top Channel.

Studentet jane te vendosur te vijojne protesten e tyre duke bojkotuar mesimin deri ne plotesim te kerkesave.

Top Channel