Memelli: S’jam ende ne 100% te formes

12/10/2009 09:05

Tirana ka me shume  se kurre nevoje per te, por Migen Memelli nuk eshte  ende gati. Nje gje te tille ka konfirmuar vete  golashenuesi me i mire i kampionatit shqiptar gjate nje prononcimi te djeshem.

 “Nuk e ndien ende veten ne 100% te formes”, u shpreh Memelli, i cili ka munguar qe nga fillimi i sezonit, periudhe e cila perkon edhe me nje paraqitje jo te mire te Tiranes ne kampionatin shqiptar te futbollit. Por sulmuesi thekson se do te respektoje vendimin e trajnerit, nese do te zbrese ne fushe apo jo ne derbin e fundjaves ndaj Dinamos.

“Ai qe vendos, eshte trajneri dhe une do ta respektoj vendimin e tij. Gjithsesi, mund te them se per momentin jam ne gjendje te luaj te pakten 45 minuta”. Megjithate, trajneri Alban Tafaji, duket se ka planifikuar ate ne skuadren anti-Dinamo, ku nje tjeter i rikthyer do te jete kapiteni Dejvi Mukaj.

Top Channel