Marreveshja, Greqia vetem 900 metra larg Sarandes

12/10/2009 15:05

Marreveshja per percaktimin e kufijeve detare midis Shqiperise dhe Greqise e nenshkruar disa muaj me pare gjate vizites se kryeministrit grek Karamanlis ne Tirane, ka mbledhur ne nje tryeze te perbashket studiues, historiane, politikane dhe perfaqesues te shoqerise civile, te cilet i kane kerkuar parlamentit mos ratifikimin e saj.

Ne takimin ku mungonin perfaqesues te qeverise, koloneli ne rezerve profesor, Myslym Pashaj ka bere nje analize te detajuar te gjithe elementeve te kesaj marreveshje, qe sipas tij cenon teresine territoriale te Shqiperise, e cila humbet ne favor te Greqise 354 kilometra katrore siperfaqe ujore.

I ashper ne kundershtim te kesaj marreveshje ka qene historiani Pellumb Xhufi , i cili e barazpeshoi ate me historine e Shen Naumit qe ju fal Jugosllavise.

“Ne kemi nje sere problemesh me vendin fqinj qe duheshin zgjidhur me kohe. Kemi problemin cam, i cili eshte nje problem i gjalle dhe qe nuk mund te injorohet. Marreveshja antipopullore nuk duhet pranuar”, u shpreh Xhufi.

Ne te njejten vije kane qene edhe perfaqesuesit socialiste, nderkohe qe presidenti i asamblese se Republikaneve, Sabri Godo ka kerkuar nje ekspertize nderkombetare.

“Duhet degjuar edhe pala tjeter, ndaj mos eshte me mire qe te therrasim per ndihme eksperte te huaj”, thote Godo.

Gjate analizes dhe diskutimeve jane hedhur poshte te gjitha deklaratat e kryeministrit, qe ka deklaruar se Greqise nuk i eshte falur asnje meter toke.

Sipas te pranishmeve ratifikimi i marreveshjes duhet te shtyhet deri ne vertetimin dhe analizimin e plote te saj.

Top Channel