Itali, pranga shqiptarit me 40 kg marijuane

12/10/2009 19:00

Policia italiane e qytetit te Torinos ka sekuestruar sot nje sasi prej 40 kilogramesh lende narkotike te tipit marijuane, si dhe ka arrestuar nje shtetas shqiptar qe e zoteronte ate.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave nje pjese e sasise se droges, 20 kilograme, iu gjeten shtetasit shqiptar ne makinen e tij, ndersa pjesa tjeter u gjet ne garazh.

Burimet saktesojne me tej se droga ishte bere gati per t’u shperndare para shkollave te qytetit piemontez.

Top Channel