Qeveria ben publike negociatat dhe harten

16/10/2009 19:45

Zevendesshefi i Shtabit te Pergjithshem dhe nje nder kreret e grupit negociator per marreveshjen detare me Greqine, ka hedhur poshte zerat se Shqiperia i fal shtetit fqinj 357 km.

Admirali Kristaq Gerveni deklaroi se nuk eshte falur asnje meter dhe se per te dale ne ujerat nderkombetare nga bregu shqiptar respektohet nje distance prej 41 miljesh detare.

“Thuhet se eshte ngacmuar kufiri i vjeter. Ai nuk eshte i njohur nga pala tjeter. Kufiri quhet i ndare nese ka nje marreveshje bilaterale. Ajo qe thuhet se i eshte falur Greqise, ne si grup nuk kemi asnje meter te falur”, ka deklaruar Gerveni.

Ndersa ambasadori jone ne OKB, Ferit Hoxha tha se ne kete marreveshje jane respektuar te gjitha te drejtat nderkombetare si dhe konventat e OKB-se.

Gjate nje historiku te kesaj marreveshjeje, ambasadori tha se, Greqia e beri kete kerkese pikerisht kur pretendonte se shteti shqiptar po bente kerkime per nafte ne nje territor qe helenet e quanin te tyre.

“Po ashtu ish-kryeministri Meksi ne vitin ‘93, gjate nje vizite ne Athine e ka ngritur problemin e ndarjes se kufirit detar mes dy vendeve. Kjo ceshtje ka vazhduar deri ne 2006, pas publikimit ne nje te perditshme shqiptare te nje harte, ku thuhej se nje kompanie te huaj i ishte besuar nxjerrja e naftes”, ka deklaruar Hoxha.

Top Channel