Britani, hiqet nenshtetesia per mashtruesit

17/10/2009 09:35

Ministria e Brendshme britanike, Home Office ka nisur te vere ne zbatim amendamentet qe iu shtuan gjate ketij viti ligjit per heqjen e nenshtetesise britanike personave qe e kane marre ate permes mashtrimit.

Ky hap ndermerret ne kuadrin e nje sere masash shternguese qe kane te bejne me shkelesit e ligjit te emigracionit, qe i perkasin nacionaliteteve te ndryshme ne Britanine e Madhe.

Sipas eksperteve per ceshtjet e emigracionit, jane me mijera personat qe nepermjet mashtrimit kane fituar leje qendrimi dhe me pas nenshtetesine britanike.

Gjykata e azilit dhe emigracionit ne Londer, dy dite me pare, e ka cilesuar si te drejte kerkesen per heqjen e nenshtetesise britanike nje emigranti shqiptar.

Nderkohe, ne kete gjykate pritet shqyrtimi i rasteve te ngjashme. Top Channel ka mundur te siguroje nje kopje te vendimit te kesaj gjykate, nga e cila mesohet se emigranti Alfred Qinani kishte apeluar ne kete gjykate refuzimin e vizes se bashkeshortes.

Ky apel ka sherbyer per ambasaden britanike ne Tirane si pikenisja e nje  hetimi, per Qinanin rreth menyres se si ai kishte munbur te perfitonte nenshtetesine britanike dhe njekohesisht bashkeshorten e tij per paraqitje te dokumentacionit te rreme gjate aplikimit per vize.

Zevendespresidenti i gjykates se azilit dhe emigracionit qe shqyrtoi kete ceshtje, ne paragrafin e fundit te vendimit thote:

“Nuk ka asnje dyshim se faktet ne kete ceshtje jane te verteta. Po ashtu nuk ka asnje dyshim se sponsorit te vizes i eshte dhene nje pasaporte e rregullt britanike. Por eshte nje pasaporte e rregullt qe permban te dhena te falsifikuara”.

Gjytakesi i tha emigrantit shqiptar Alfred Qinani se perfaqesuesja e Home Office ne kete proces, zonja Tanner, i kishte dorezuar trupit gjykues vendimin e marre per heqjen e nenshtetesise sipas nenit 40 te ligjit per nenshtetesine britanike miratuar ne vitin 1981. Kjo kerkese eshte pranuar nga gjykata.

Top Channel