Lura, atje ku policia ndihmon ne shkaterrimin

02/11/2009 20:05

“Kush nuk ka pare Luren, nuk ka pare Shqiperine”. Keshtu do ta vleresonte bukurine e kesaj zone At Gjergj Fishta, ndersa studiuesja Edit Durham do ta cilesonte si “nje nder zonat me te bukura ne Ballkan”.

E keshtu me radhe studiues, shkrimtare shqiptare e te huaj kane shkruar per Luren dhe 7 liqenet e saj, por askush nuk do ta mendonte qe sot dekada e dekada me pas, dora e njeriut do te punonte nate e dite per te shkaterruar kete perle te natyres shqiptare.

Parku kombetar i Lures shtrihet ne nje siperfaqe prej rreth 1300 hektaresh ne nje terren te thyer. Dikur nje mrekulli e natyres, sot deshmia me tronditese e maskarades se njeriut mbi natyren.

Edhe pse fare pak kilometra e ndajne njerin liqen nga tjetri, rruga nese mund te quhet e tille ne drejtim te liqenit te pare zgjat me shume se 20 minuta. Te udhetosh ketu me makine te vogel eshte krejtesisht e pamundur.

Liqeni i luleve me nje thellesi deri ne 8 metra, dikur ka qene i mbuluar nga zambaket dhe i rrethuar nga nje pyll i dendur, sot eshte ne kete gjendje si treguesi me i vertete me real i masakres qe po kryehet sot ketu.
Nga njeri liqen tek tjetri asgje nuk ndryshon, pervec emrave te tyre dhe tabelave te shtremberuara.

Liqeni i Hotit, dikur nje nga 7 perlat e Lures, konsiderohej si liqeni me floren me te pasur, sot i perngjan me shume nje pellgace te krijuar pas shiut.

Pak metra me tej qetesia prishet nga zhurmat e sharrave elektrike. E per habine tone, abuzuesit ishin pikerisht ata qe duhet ta ruanin kete park kombetar. Kryeplaku i fshatit Lure, shoferi i kryetarit te komunes dhe nje grup personash te tjere vijonin te pashqetesuar punen duke ngarkuar gjithe zell me drure te sapo prere nje makine te vjeter. Justifikimi i pare eshte se po punojne per shkollen e fshatit, por me pas dalin shpejt ne identitet duke tentuar neper dhembe te kercenojne grupin e xhirimit.

Pas pak lidhja na behet edhe me e qarte. Nje oficer i policise pyjore mberrin menjehere ne vendngjarje, jo per te penguar abuzuesit, te cilet vazhdojne punen, por per te na kerkuar nje fletehyrje per ne parkun kombetar.

Me tej gjejme te vetmin liqen qe duket se ka ruajtur te paprekur kuroren e tij. Liqeni i Brucit eshte i vetmi qe i ka shpetuar masakres jo sepse abuzuesit jane treguar te meshirshem me te, por sepse eshte i rrethuar nga peme me trung te holle.

Pas rreth 3 oresh krahe tone kalon edhe makina e vjeter e tejmbushur me drure nga vete ata njerez qe duhet ta mbronin kete park kombetar. Askush nuk i shqeteson, edhe oficeri i policise pyjore eshte larguar, ndoshta per te garantuar kalimin e qete te automjetit, qe me poshte kerkon sigurisht edhe bashkepunimin dhe mbylljen e njerit sy edhe nga policet rrugore.

Zbresim ne komune, por aty nuk na pret askush. Ne nje park ku po priten gjithe zell pemet e fundit shekullore, as kafshet nuk gjejne me strehim. Ariu i murrme, gjitari me i madh ne vend me rreth 2 metra lartesi, rreqebulli, zardafi, kaprolli e sorkadhja, ujqerit, dhelprat, lepujt dhe gjeli i eger, shpendi me i madh e i rralle i familjes se fazaneve.

Sot te gjitha keto specie te rralla kane marre arratine, duke u strukur kacubeve te fundit, duke u zhdukur apo duke rene pre e gjahtareve, qe ashtu si sharrtaret, u jane bashkuar ushtrise se njerezve te cilet ne pak vite po zhbejne ate qe natyres iu deshen shekuj te tere ta ndertoje. Nese do t’i referoheshim serish fishtes, tashme nga Lura do te thonim: kush do te shohe Shqiperine, te vije te shikoje Luren.

Kjo eshte gjenda ne te gjitha parkun kombetar te Lures. Edhe pse ka nje ligj ne mbrojtje te vendeve te tilla, ai duket se nuk respektohet, ose me mire te themi nuk zbatohet. Kjo masaker vazhdon cdo dite dhe per kete park kombetar neser mund te jete teper vone.

Top Channel