Grushta gazetarit Mero Baze

03/11/2009 01:30

Nje sulm i eger kunder gazetarit Mero Baze ndodhi ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne zonen e ish bllokut ne Tirane, ku ai u qellua nga Rezart Taci, pronari i kompanise “Taci Oil” dhe truprojat e tij.

Deshmitaret okulare ne vendin e ngjarjes thane se Mero Baze po qendronte bashke me dy koleget, Andi Bushati dhe Arban Hasani ne nje nga tavolinat e nje pub-i kur aty prane kaloi Rezart Taci sebashku me truprojat e tij.

Pas shkembimit te fjaleve fyese situata precipitoi ne konflikt fizik ku u perfshine Taci dhe truprojat, qe goditen gazetarin Mero Baze

Goditjet kunder Bazes zgjaten perreth 4 minuta, sic u shprehen edhe koleget Bushati dhe Hasani qe nderhyne per te shmangur sherrin.

Pas ngjarjes, Mero Baze, me trauma serioze ne koke dhe ne trup u dergua ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku mori edhe ndihmen e pare. Me pas gazetari beri kallezimin ne polici ku deshmuan edhe koleget qe ishin prezente ne ngjarjen e rende.

Mero Baze, kohet e fundit ka shkruajtur nje seri shkrimesh kritike ne gazeten e tij “Tema” mbi veprimtarine ekonomike te kompanive e drejtuara nga Rezart Taci te cilat i ka akuzuar per evazion fiskal.

Top Channel