Rezart Taci: Akuza te rreme nga Mero Baze

03/11/2009 19:20

Rezart Taci, pronari i kompanise “Taci Oil”, nepermjet nje deklarate per shtyp pergenjeshtoi akuzat se ai sulmoi gazetarin Mero Baze edhe pse goditjet ndaj Bazes i pane dhe i konfirmojne koleget qe ishin me te, Andi Bushati dhe Arban Hasani si dhe deshmitare te tjere.

Megjithate Rezart Taci ne deklaraten e tij i konsideron te gjitha “akuza te rreme te zotit Baze” dhe thote se “nuk ka ushtruar dhune ne drejtim te tij dhe nuk ka patur asnje lloj konflikti fizik me zotin Mero Baze”. Por ndryshe nga deklarimet e zotit Taci, policia ka arrestuar 2 nga truprojat e tij qe goditen kolegun Mero Baze.

Deklarata perfundon me shprehjen e gadishmerise se Rezart Tacit per t’u perballur me keto shpifje perpara drejtesise, ndonese ai eshte shpallur ne mengjes dhe ende konsiderohet nga autoritetet si nje person ne kerkim per kete ngjarje te rende.

Top Channel