Withers: Shqiperia te tregoje se e meritonte NATO-n

06/11/2009 15:00

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, John Withers ka denuar aktin me te fundit ku biznesmeni Rezart Taci dhe truprojat e tij kane goditur gazetarin Mero Baze.

Ne tryezen e organizuar nga Unioni i Gazetareve, diplomati amerikan e cilesoi kete akt si te patolerueshem per nje vend te sapo anetaresuar ne NATO dhe qe aspiron te integrohet ne Bashkimin Europian. Mesazhi i ambasadorit Withers ishte i qarte.

“Shqiperia ka nevoje ta provoje veten se e ka merituar anetaresimin ne keto aleanca te fuqishme. Ajo qe une dua t’ju them eshte qe nje test i kesaj gadishmerie do te jete menyra sesi institucionet shqiptare do te pergjigjen ndaj ketij sulmi. Kam lexuar me kujdes gjithcka qe eshte shkruar dhe reagimet ndaj sulmit. Me duhet te them qe disa prej atyre reagimeve une i gjej qe jane tejet te veshtire per t’u kuptuar. Ne fakt kam lexuar editorial dhe komente te tjera qe lene te kuptoje se ajo qe Mero Baze ka bere ka qene e merituar dhe se ai e ka provokuar kete me shkrimet e tij. Ishte e trishtueshme qe ne bisedat e mia personale me disa qeveritare dukej sikur i bashkangjiteshin ketij qendrimi. Ne fakt duhe te them qe u shokova kur mbreme degjova nga zotin Frangaj gjate emisionit “Opinion” qe rrahjet jane te justifikuara ne kete situate. Jam kategorikisht kunder asaj qe ai shprehu, por gjithashtu doja t’i thoje se une i jap te drejten qe ai te shprehi mendimin e tij pavaresisht se nuk jam dakort me te”, u shpreh Withers.

Ne ne njejten vije me zyrtarin amerikan ishte edhe ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch.

Nderkohe i ashper ka qene reagimi i gazetareve dhe analisteve pjesemarres ne kete takim, te cilet e quajten dhunen ndaj zotit Baze si treguesin me te fundit te dhunes shteterore qe ushtrohet mbi mediat.

“Ne do ta pergezojme kryeministrin dhe qeverine kur te heqin dore nga kontrolli bolshevik mbi televizionin publik shqiptar”, u shpreh analisti, Mustafa Nano.

Vec ambasadorit Withers, atij te OSBE-se Robert Bosh, dhe gazetareve dhe analisteve te medias se shkruar dhe televizive ne takim ka marre pjese edhe e ngarkuara me pune e ambasades se Suedise qe ka edhe presidencen e radhes ne Bashkimin Europian.

Top Channel