Rama: T’i hapet rruga transparences

10/11/2009 17:40

Kryetari i PS-se, Edi Rama i ka bere thirrje kryeministrit Berisha t’i hape rrugen transparences se votes.

Duke folur gjate protestes se opozites ne Korce, Rama beri thirrje qe “t’i jepet fund atyre qe e kthejne pushtetin ne Shqiperi ne nje mjet shkaterrues”.

“Berisha kerkon te fuse duart per te fshehur gjurmet qe neser kur t’i vije laku ne fyt, te pranoje hapjen e kutive. Por ne do t’i themi atehere, se nuk do te kerkojme me hapjen e kutive, por rrezimin tend. I perserisim edhe sot: hapi rrugen pa humbur kohe transparences qe neser gjithkush te jete i lire dhe i garantuar ne voten e lire”, eshte shprehur Rama.

Kryetari i PLD-se, Spartak Ngjela u ka bere thirrje qytetareve te Korces qe te bashkohen ne protesten e 20 nentorit ne Tirane.

“Edhe Muri i Berlinit mund te rrezohej nga zyrtaret, por u rrezua nga populli se ata flinin gjume. Nuk mund t’ia fshehe popullit transparencen, se duke e fshehur kete transperence i themi Perendimit se shqiptaret nuk e meritojne demokracine”, tha Ngjela.

“Voten e shqiptarit nuk mund ta fshehe nje qeveri qe nuk ka fituar zgjedhjet”, theksoi avokati. “Ta rikthejme nentorin e madh te Shqiperise per te treguar edhe njehere dhe per te konsoliduar perfundimisht te drejten e popullit per te revokuar nje qeveri qe nuk eshte e tija. S’na mbetet gje tjeter vecse te na shesin si skllever. Por nuk mund te na shesin kurre si skllever”, shtoi kreu i PLD-se.

Ndersa anetari i kryesise se PS-se Pandeli Majko ka deklaruar se “kutite e mbyllura jane simbol i korrupsionit dhe asaj qe nuk shkon ne Shqiperi”. Ai theksoi se “me kutite e mbyllura ky vend nuk mund te qeveriset”.

Nderkohe Alfred Dalipi ne fjalen e tij ka theksuar se “duhet te hapen kutite qe vendi te mos merret neper kembe nga familja e Berishes”.

Kreu i PDS-se, Paskal Milo deklaroi se “asnjehere deri tani nuk kemi pasur zgjedhje te lira dhe se kjo histori duhet te marre fund”.

“Por kjo nuk arrihet duke ndenjur ne menyre pasive. Duhet te bejme zgjidhje politike dhe pa kete zgjidhje nuk mund te kete asnjehere zgjedhje te lira”, shtoi Milo.

Top Channel