Clooney “ngrin” Canalis: Nuk mendoj per martese

11/11/1009 10:40

George Clooney thyen heshtjen duke folur per here te pare per lidhjen me bukuroshen italiane Elisabeta Canalis.

Ne nje interviste dhene per nje faqe interneti irlandeze, aktori amerikan hedh poshte mundesine e marteses dhe krijimit te nje familjeje. “Nuk mendoj per martese dhe nuk besoj se do kem femije. Eshte nje pergjegjesi e madhe”, pohon Clooney, i cili eshte divorcuar ne vitin 1993 nga bashkeshortja e tij e pare Talia Balsam.

“Tani e jetoj jeten time duke e ditur shume mire se disa gjera jane te kendshme kur behen ne moshen 20 vjecare dhe behen me pak te kendshme kur je rreth 48 vjec. E verteta eshte se nuk mendoj asnjehere per martesen dhe femijet”, shprehet Clooney qe i jep nje sinjal te qarte te fejuares se tij italiane.

Top Channel