Uashingtoni paralajmeron Kabulin

12/11/2009 03:55

Uashingtoni paralajmeron presidentin afgan, Hamid Karzai dhe administraten e tij te rrisin aftesine per t’u vetembrojtur pasi prezenca ushtarake e SHBA-se ne Afganistan nuk eshte e pakufizueshme.

“Qeveria e Kabulit duhet te kete te qarte se impenjimet ushtarake amerikane ne Afganistan nuk jane te pakufizuara”, thuhet ne deklaraten e shperndare nga Shtepia e Bardhe.

Komunikata ka dale pas studimit te kater strategjive te reja e luftes ne Afganistan si dhe pas marrjes ne dore prej presidentit Barak Obama te listes me numrin e ushtareve qe kerkohen si perforcim ne Afganistan.

Top Channel