Drafti “Antimafia”, ne Kuvend te enjten

13/11/2009 08:15

Projektligji per goditjen dhe parandalimin e krimit te organizuar, i quajtur si ligji “Antimafia” do te shqyrtohet ne Parlament te enjten e ardhshme ne seancen e ores 17.00.

Sipas kalendarit te punimeve qe u miratua dje ne mbremje, drafti qe ka kaluar ne Komisionin e Ligjeve, por eshte shoqeruar me kundershtime si nga prokuroret e gjyqtaret, ashtu edhe nga politika, do diskutohet me 19 nentor.

Vendimi per futjen ne rendin e dites eshte marre dje ne mesdite ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve, e cila eshte zhvilluar ne momentin e fundit nepermjet nje seance “blitz”.

Drafti i kalendarit, por edhe i programit te punes per periudhen trejavore ka dale vetem ne oret e pasdites dhe u jane shperndare deputeteve, qe pasi u kane hedhur nje sy e kane votuar pa nje pa dy.

Top Channel