Eshte dite e diele, ora 5 e mengjesit. Tre gjahtaret jane zgjuar me heret nga te gjithe dhe po presin me padurim te udhetojne drejt oazit te tyre te relaksit.

Do shkojne per gjah. Zona ku tre gjahtaret do te gjuajne eshte ajo e Shupalit, pas Malit te Dajtit. Gjahu i pelqyer quhet Shapke, nje lloj shpendi. Rruga deri ne zonen ku do te zhvillohet gjakderdja e afert eshte e lodhshme, por kjo pak rendesi ka. Ne gjueti nuk ka orar. Ketyre burrave u ka ndodhur qe edhe te harrohen pas gjahut, packa se pas mund te kene lene nje pune te pambaruar.

Te tre kane familje, kane edhe nje pune me te cilen ushqehen, por kur vjen puna per gjueti, ata ulin qepenat dhe nuk mendohen gjate. Per te mbajtur familjet, Beni punon ne berberanen e tij, Faiku ne agjencine e funeralit dhe Xakja taksist. Me shume se nje fiksim per te shijuar mish kafshesh apo shpendesh te egra, pasioni i tyre per gjahun eshte nje sport qe i ndihmon te kalojne merzine.

Gjuetia, sot per personazhet tane duket se nuk do te jete e mbare. Ndodh te jete edhe keshtu. Sekreti eshte zakonisht durimi. Xakja thote se nuk ka kapur gje, por kjo nuk ka rendesi. Rendesi ka qe doli nga shtepia, nga merzia.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel