Thumane, grabiten me arme 4 turiste sllovene

20/11/2009 09:35

Kater shtetas sllovene u grabiten rreth ores 4:00 te mengjesit prane Thumanes. Ne polici ata kane treguar se nga Tirana jane ndjekur nga nje automjet deri ne Thumane ku me pas jane ndaluar.

Grabitesit jane shtirur si police te anti droges te cilet kane thene se do bejne kontroll per arme dhe droge. Pasi iu kane marre rreth 2500 euro shtetasve sllovene, ata kane marre edhe automjetin e tyre dhe jane larguar menjehere sapo kane pare levizje te policise ne zone.

Pak me tej eshte gjetur i djegur automjeti me te cilin ata kane realizuar ndjekjen nga Tirana. Automjeti mengjesin e sotem u denoncua i grabitur po te njejten nate ne nje parkim pas Muzeut Kombetar.

Shtetasit sllovene jetojne prej vitesh ne Shqiperi si punonjes te nje kompanie shqiptare e cila ka nje filial ne Thumane. Policia dyshon se grabitja eshte organizuar heret dhe deri me tani ka marre nen pyetje disa persona ndersa nje operacion kerkimi ka nisur ne gjithe zonen perfshi edhe Mamurrasin.

Top Channel