Berisha: Nuk hapen kutite, s’dal mbi gjykatat

21/11/2009 13:55

Kryeministri Sali Berisha nuk ka lene asnje shteg te hapur per kerkesen kryesore te opozites, rinumerimin e fleteve te votimit.

Duke folur nga Kruja, kryeministri ftoi Partine Socialiste qe te mos bojkotoje parlamentin duke kerkuar hapjen e kutive, kur tashme ka nje vendim nga gjykata.

“Une jam i hapur per bashkepunim, i bej thirrje Rames te vije ne parlament, por une nuk mund te dal kunder vendimit te gjykates. Edhe Enver Hoxha te ngrihet nga varri nuk mund te dale mbi gjykatat”, mesohet te kete deklaruar Berisha.

Kryeministri e dha kete reagim gjate ceremonise inauguruese te rruges se re Kruje-Sarisalltek, e cila sipas Berishes do t’i jape gjalleri zones dhe zhvillim te metejshem te saj.

Top Channel