Publicitet
Sejdiu: Kohet e hegjemonizmit serb kane kaluar
24/11/2009 12:00

Sejdiu: Kohet e hegjemonizmit serb kane kaluar
Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, duke komentuar hapjen e bazes ushtarake serbe ne kufi me Kosoven ka deklaruar se ajo eshte vetem nje shprehje e ndjenjave te Serbise per te dominuar ne Ballkan.

“Baza ushtarake qe Serbia ka hapur keto dite s’eshte gje tjeter vec se nje shprehje e perpjekjeve te saj per te faktorizuar ndjenjat dhe vizionin e saj per te qene nje vend diktues ne Evropen juglindore”, ka pohuar Sejdiu.

Por kreu i shtetit kosovar ka theksuar se Beogradi nuk do ta arrije kurre synimin e tij, pasi koha e Jugosllavise ka perfunduar prej kohesh.

“Serbia nuk e ka ate rol dhe s’do ta kete asnjehere. Kane kaluar periudhat kur Serbia kishte nje rol hegjemonist ndaj vendeve te tjera perreth”, ka nenvizuar Sejdiu.

Presidenti ka deklaruar me tej se cdo veprim per te ngritur tensionet ne Ballkan eshte i papranueshem, por ka shtuar se Kosova eshte e qete pasi ka mbeshtetjen e aleateve te saj.

Vendos ne Facebook
Lajmet kryesore
PS: Skandal me Ekspozitën
Toka, cmimi 3 herë më i lirë”
Gjokutaj: Ja dëshmia e Selmanllarit
Biznesmeni, deklaratë publike për deponimin
Brindizi, rrëzohet projekti i interkonjeksionit
Bie marrëveshja Berisha-Berlusconi
INSTAT: Bie konsumi
Shitjet me pakicë ranë 2.5% në tremujorin e dytë
P U B L I C I T E T
Me te lexuarat
© Top Channel 2001-2009 / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Shqip - TAR - Digitalb -Top Gold - VGA Studio