“Princi i Asturias”, ceremoni per Kadarene ne Tirane

24/11/2009 23:30

Nje ceremoni speciale per shkrimtarin Ismail Kadare pas dorezimit te ccmimit “Princi i Asturias” ne Spanje, u mbajt edhe ne mjediset e Akademise se Shkencave te Shqiperise.

I pranishem ne kete ceremoni, kryeministri i vendit Z. Sali Berisha u kthye pas ne kohe dhe vleresoi rolin e Kadarese pergjate dekadave te komunizmit.

“Asnje prej shkrimtareve disidente nuk arriti te atakoje direkt trurin, ashtu sic beri Ismaili. Ne kulmin e terrorit nuk u largua, edhe kur i bene plenium atehere, kur i bene te gjitha, ketu ka qene. Ishte i vendosur te ndante qofte edhe fatin e zi me qytetaret e vendit te tij”, deklaroi kryeministri Berisha.

Trofeu “Princi i Asturias” ju dorezua shkrimtarit Kadare nga ambasadori i spanjes ne Shqiperi, Manuel Montobio. Ndersa vet shkrimtari preferoi te ishte fjalepak.

“Une nuk jam ndonje qenie e jashtezakonshme. Eshte krahas kenaqesise edhe pak e veshtire. Ju falenderoj per fjalet tuaja te ngrohta, per vleresimet tuaja. Ju them sinqerisht nga zemra te gjithe te pranishmeve ju faleminderit”, u shpreh Kadare.

Ne ceremonine e organizuar nga Akademie e Shkencave dhe ambasada spanjolle ne Shqiperi, qene te pranishem akademike, personalitete te kultures e politikane.

Top Channel