Cili: PS ka humbur karakterin politik

26/11/2009 21:55

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Henri Cili ka deklaruar se Partia Socialiste ka humbur fillin e arsyetimit pas humbjes ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Cili ka theksuar se bojkoti i Parlamentit qe po ben opozita eshte shume i gabuar.

“Ne vend qe te kishim nje analize te zotit Rama pas humbjes ne zgjedhje, kemi nje humbje me karakter politik. Po zhvillohet nje bojkot ne menyre jo institucionale”, ka pohuar Cili.

Top Channel