Berisha: Ne Tirane, mafia me e rendesishme e Europes

29/11/2009 15:20

Edhe ne diten e Clirimit nuk ka munguar retorika e ashper politike. Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar serish ashper kreun e opozites, Edi Rama.

Ne nje konference shtypi, teme e te ciles ishte lajmerimi per shtyrjen e kuvendit te PD-se per ne 14 dhjetor, Berisha deklaroi se nuk ishte penduar per akuzat ndaj Rames, duke i forcuar ato, kete radhe ne aspektin politik. Ai e cilesoi kreun e bashkise si drejtuesin e mafies ne kryeqytet.

“Ne Tirane eshte e vendosur mafia me e rendesishme ne Europe. Por mos harroni nje gje se shefi i lavatrices se parave te pista u be kreu i PS-se. E dija se ky zoteri cdo gje do ta perdorte per te mos u futur ne zgjedhje. Nuk do te thote qe une nuk jam i ndjeshem ndaj rolit te opozites por ajo eshte ne momemtin me te keq ne histori”, theksoi Berisha.

Ai shtoi gjithashtu se nuk mund te beje rolin e gjykates per ceshtjen e hapjes se kutive. “Nuk mund te pranoj te gjykoj vendimin e gjykates, sepse pas kesaj ata do kerkojne lirine e Aldo Bares. Ndonese, po te mos ishte vendimi i gjykatave, une fitoja nje mandat tjeter ne Fier. Parlamenti dhe KQZ do zbatojne kushtetuten. Nese ka ndonje qe do te qendroje me lideret steril te votave, le te qendroje me ta, por kushtetuta dhe ligji do zbatohen, kjo nuk ka komente”, perfundoi shefi i qeverise. 

Top Channel