Per shume kohe kemi kerkuar nje person specifik, qe nuk kishte te bente me zonjen e zakonshme qe sheh filxhanin dhe as me cudiberesin qe premton sherime nga me te pamundurat ne kembim te ndonje shume te caktuar!

Zonjen Stolie na e keshillojne shume njerez! Dhe e takojme ne shtepine e saj modeste nderkohe qe apartamenti i vogel eshte pushtuar nga njerezit!

Jemi duke folur per dike qe jep garanci te plote qe nuk do te sheroje dhe nuk do te te beje asnjelloj mrekullie dhe ne kufijte e te pabesueshmes, Stolia na tregon per jeten e nje parashikueseje mes fese dhe shkences.

“Kam qene e semure ne klase te peste dhe kam vuajtur per 15 vjet me radhe. Me dukej sikur me fliste njeri”, eshte shprehur Stolia.

Pas simptomave te semundjes, kur gjithcka ishte e qarte per stoline vjen dhe parashikimi i pare i mirefillte.

“E fillova kete ne daten 1 dhjetor dhe mu be sikur Enveri me tha se ti do ecesh perpara, por Shqiperia do te kete probleme”, rrefen Stolia.

Mbi te gjithe pyetjeve qe mund t’i drejtosh nje parashikuesi me e veshtira duhet te jete shpjegimi i vete parashikimit!

“Une i shikoj me pamje qe me vijne ne moment. Mund te parashikoj qe nga femija deri tek pleqeria. Ka te shkolles se mesme dhe te larte, nga te gjitha moshat… Politikanet vijne me ane te te tjereve”, thote ajo.

Problemet e njerezve jane sigurisht te pafundme, sic jane edhe gjerat per te cilat pyetet cdo dite Stolia. Ne shtepi nderkohe ndodhet edhe partneri i Stolise, nje ushtarak i larte qe vetem besimtar i ketyre lloj fenomeneve nuk mund te jete.

“Kemi gjashte vjet qe bashkejetojme dhe e kemi zgjedhur vete kete lloj menyre, e vecanta jone qenderon tek mirekuptimi. Ne fillim nuk i besoja ketyre gjerave, por pas viteve ’90 fillova edhe une te interesohem”, shprehet Kujtimi.

Per te nuk eshte e lehte qe nga nje burre i rrepte dhe i rende te perballoje ndryshimin qe nenkupton jeta me Stolien.

“Pasi e takova dhe piva kafe me te me beri nje parashikim qe arriti te me bindte”, pohon ai.

Mbi te gjitha duhet te jete e veshtire te mos mbash dot asnje sekret.

“Nje dite me tha: ke 10 mije leke ne xhep dhe ke ndermend t’u besh dhurate prinderve te tu”, rrefen Kujtimi.

Rastesisht gjejme ne shtepine e zonjes Stolie dike qe nuk na e merrte mendja… nje person qe eshte brenda mjekesise dhe sidoqofte te ardhmen e sheh ketu.

“Une nuk kam besuar dhe nuk besoj ne keto fenomene. Shkova nje dite tek motra ime atje jam njohur me Stolien. Nuk e njihja, u prezantova si shoqe dhe fjala e pare qe ma tha ishte: ke keni brenda ne hekurave? Une u cudita shume”, shprehet nje kliente e Stolies.

Ama si cdo zonje, edhe infermierja kuriozitetin per te ardhmen ne cdo lloj menyre duhet ta kete.

“Nuk besoj tek filxhanet dhe me duken shume te rendomta njerezit qe besojne tek filxhanet”, thote ajo.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel