Lura, e denuar me vdekje

30/11/2009 19:40

Pak kohe me pare ne sollem fakte konkrete mbi shkaterrimin e parkut kombetar te Lures. Organet kompetente reaguan ne kohe duke gjobitur apo duke bllokuar makina me lende drusore, por kjo ne fakt nuk sherbeu per te bllokuar thyersit e ligjit, te cilet tashme duke mos patur mundesi te kalojne permes Rreshenit, kane zgjedhur nje rruge tjeter, ate permes Matit e cila eshte me e veshtire e pakalueshme ne fakt per makinat e vogla, por edhe per fuoristradat, por jo per “IFAT” te cilat tashme kalojne cdo dite te mbushura me lende drusore.

Per te shkuar ne Lure ka tre mundesi, rruga permes Rreshenit e cila eshte me e shkelura, rruga nga Bulqiza qe zgjat me shume dhe ajo permes Matit qe eshte edhe me e veshtira. Kjo e fundit ofron edhe degezime te shumta pergjate saj duke u shnderruar ne nje rruge ideale per makinat e medha te shkelesve te ligjit, qe mund te gjejne strehe per t’u fshehur kudo. Pikerisht nga kjo rruge malore e shkaterruar zbresin cdo dite “IFAT” e ngarkuara.

Kudo duken pika grumbullimi te trungjeve te cilat presin te transportohen drejt fabrikave te perpunimit te drurit. Pjesa me e madhe vijne nga parku kombetar i Lures.

Diku lart na terheqin vemendjen shtullunga te dendura tymi te cilat vijne pikerisht nga vija ndarese me Luren.

Pasi ecim per rreth nje ore e gjysme ne kerkim te nje vatre te cuditshme zjarri qe ka ndodhur ne maje te malit. Eshte e cuditshme sepse aty ben mjaft ftohte, jemi ne sezonin e dimrit kudo duken ngricat. Ne fakt para se te arrijme tek vatra e zjarrit eshte parkuar nje makine e cila sigurisht pret ata qindra trare qe jane atje tej, nje prerje e jashteligjshme, trare qe do te ngakohen tek kjo makine dhe ne keto momente sigurisht edhe zjarri merr autorin e tij.

Makina e vjeter pa targa eshte parkuar jo shume larg vendit nga duket se vjen tymi. Nga madhesia dhe numri i madh i trungjeve te prere duket se nuk eshte vetem nje person. Sharra prerese nuk degjohen dhe ne nje kohe kaq te ftohte behet e veshtire te mos besosh se autoret nuk jane pikerisht disa persona aty prane.

Abuzuesit jane aq te pashqetesuar sa kane gjetur kohen dhe qetesine e nevojshme per te ndertuar nje hapesire mes pyllit ne forme hinke dhe per ta pasur me te thjeshte prerjen e pemeve ne maje te malit dhe me pas per t’i rrokullisur, nese mund ta quajme te tille, ne kete pike grumbullimi.

Ngjitemi me siper, permes rrepires se forte dhe ngricave te shumta.

Gjurmet e tymit na kane sjelle pikerisht ne vatren e zjarrit. Nje zone e gjere e ketij pylli po digjet totalisht. Per shkak te izolimit qe ka kjo zone pasi ndodhet ne maje te malit behet pothuajse e pamundur per policine pyjore apo per zjarrfiksit te nderhyne per te marre nenkontroll kete zjarr. Banoret e zones pak me pare na thane se kjo ndodh mjaft shpesh ne kete zone dhe behet nga ligjshkelesit per shkak se ata duan te mbulojne prerjen e paligjshme te pemeve.

Sipas asaj qe na shpjeguan banoret kjo hedh drite edhe mbi zjarret e shumta ne parkun kombetar. Pas flakeve keto pika hiqen nga inventari i pyjeve sepse quhen zona te djegura; e ne kete menyre asnje njeri nuk mban pergjegjesi per shkaterrimin dhe prerjen qe ishte bere me pare. Pavaresisht se eshte lehtesisht e dallueshme qe nje pjese e pemeve qe digjen jane cungje apo peme te prera me pare ne menyre te paligjshme, askush nuk e ka hetuar kete krim.

Banoret na thane se zjarret qe jane te shpeshta ne kete zone, kane sherbyer dhe sherbejne jo vetem per te demtuar pyjet, jo vetem per te mbuluar gjurmet e shkelesve te ligjit pra preresve te pemeve, por shpeshhere ata vete kane gjetur edhe kufoma arinjsh per te mos harruar se ariu i murrme i kesaj zone eshte edhe gjitari me i madh ne vend.

Ne pyjet e parkut kombetar te Lures dhe zonave perreth kane jetuar pervec ariut te murrme, rreqebulli, zardafi, kaprolli e sorkadhja, ujqerit, dhelprat, lepujt dhe gjeli i eger, shpendi me i madh e me i rralle i familjes se fazaneve. Sot te gjitha keto specie te rralla kane marre arratine, duke u strukur kacubeve te fundit, duke u zhdukur apo duke rene pre e gjahtareve, qe ashtu si sharrtaret, u jane bashkuar ushtrise se njerezve te cilet ne pak vite po zhbejne ate qe natyres iu deshen shekuj te tere ta ndertoje.

Ky eshte krimi qe po behet nga tre rruget ilegale ne Lure dhe ne te gjithe zonen perreth. E nese shteti nuk do te tregoje vertete dhembet duke perdorur ligjet ne fuqi apo duke miratuar edhe te tjere me te ashper, atehere parkut kombetar vetem emri do t’i mbetet i tille.

Top Channel