Aksident ne Fushe Kruje, 7 viktima

30/11/2009 20:35

Shtate persona kane gjetur vdekjen ne oret e mbremjes te se henes per shkak te nje aksidenti tragjik qe ka ndodhur ne fshatin Derven ne autostraden Fushe Kruje-Lac. (UPDATE)

Nje makine tip benz me targa te Tiranes 15 79 A, ne te cilin udhetonin pese te rinj, u perplas me nje autoambulance dhe per pasoje te gjithe personat qe udhetonin ne te dy mjetet gjeten vdekjen e menjehershme.

Eri dhe Ilir Murati 17 dhe 15 vjec, Artan Alushi 30 vjec, Indrit Kaci dhe Florian Muzhaqi nga 18 vjec jane viktimat e aksidentit te rende. Ata udhetonin ne makinen benz, viktima e 6 eshte Vlash Suti 48 vjec, shoferi i ambulances me targa te Lacit dhe nje tjeter person qe ndodhej ne makine me te, por qe identiteti I te cilit nuk behet I ditur.

Pas marrjes se informacionit, patrulla te shumta te Policise Rrugore dhe ato te rendit, te ndihmuara edhe nga dy ambulanca mberriten ne vendngjarje. Nga hetimet e paraprake rezulton se shkak per aksidentin tragjik eshte bere shpejtesia e levizjes mbi normat e lejuara nga te dyja automjetet.
 
Ekspertet rrugore kane kryer veprimet proceduriale dhe jane duke hetuar ne detaje per aksidentin tragjik qe u mori jeten 6 personave.

Top Channel