Berisha: Do te mirepresim ish-te denuar te Guantanamos

02/12/2009 14:45

Kryeminisri Sali Berisha njoftoi se Shqiperia do te prese te tjere te ish-te denuar nga burgu i Guantanamos.

Duke theksuar se edhe ne te kaluaren ka kerkuar mbylljen e ketij burgu famekeq, Berisha theksoi se ky qendrim bazohet ne nje ceshtje te drejtash njeriu.

“Natyrisht ne nuk mund te presim me ujgure, sepse marredheniet me Kinen kane nje rendesi te vecante”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise njoftoi se do te kete nje shtim trupash ne Afganistan, nga dy kompani qe jane aktualisht ne Herat, do te kete edhe 85 trupa shtese.

Kryeministri po ashtu konfirmoi se sot ne mbremje do te dale ne nje konference per shtyp ku do te jape nje deklarate shume te rendesishme.

Top Channel