Qeveria, fadroma nderteses 12 kateshe

07/12/2009 19:20

Policia ndertimore ka nisur prishjen e nje hoteli 12 katesh te paperfunduar ende, ne afersi te “Veve Center”.

Nje fadrome e Inspektoriatit te Policise Ndertimore ka goditur nje pjese te mire te fasades ne katin e pare dhe te dyte te nderteses, duke krijuar te cara te medha.

Policia e rendit ka mbeshtetur aksionin e policise ndertimore duke siguruar te dyja kahet e rruges.

Jo zyrtarisht thuhet se policia ndertimore ka ndermarre aksionin  per shkak se, ne te dyja katet e pare te kesaj ndertese eshte parashikuar te kete nje tunnel per kalimin e banoreve te kesaj lagjeje.

Ne lidhje me kete aksion zyrtarisht ende nuk ka nje deklarate te policise ndertimore, apo asaj te rendit.

Por mesohet se prishja e ndertimit 12 katesh do te vazhdoje serish mengjesin e se martes, nga punonjesit e policise ndertimore.

Nje ore pas nisjes se aksionit, ne vendin ku ndodhet ndertesa e prishur ka mberritur nje grup i deputeteve te Partise Socialiste.

Hoteli 12 katesh eshte prone e shtetasit Ilir Mata, kunat i deputetit socialist Dashamir Peza, i cili ishte nje nder emrat e pare te publikuar nga kryeministri Berisha, si perfitues i disa mijerave metrave katrore siperfaqe ndertimi ne Tirane.

Top Channel