PS, anetare me vote ne PSE

08/12/2009 15:45

Partia Socialiste e Shqiperise eshte zgjedhur anetare me te drejta te plota e grupit te Partive Socialiste Evropiane ne kongresin qe po zhvillohet ne Prage. Ndersa Edi Rama eshte zgjedhur anetar i presidences se PSE.

Ne fjalen pershendetese kryetari i grupit socialist ne parlamentin europian Martin Schultz theksoi se PS shqiptare dhe kreu i saj, Edi Rama kane hedhur tashme nje hap te forte qe afron edhe me shume Shqiperine me Bashkimin Europian.

Duke e quajtur kete si nje moment historik kreu i Partise Socialiste Edi Rama tha se kjo eshte nje mundesi qe zeri i PS dhe i gjithe shqiptareve te degjohet tashme ne menyre te drejtperdrejte ne Parlamentin Europian dhe ne te gjitha strukturat e tjera nderkombetare.

“Partia Socialiste Europiane eshte shprehur ne mbeshtetetje te nje hetimi te thelle dhe te plote, duke u nisur nga transparenca e kutive te votimit. E rendesishme eshte qe socialistet dhe progresistet kane marre kete mbeshtetje”, u shpreh Rama.

Me votimin e Partise Socialiste Shqiptare, numri i Partive Socialiste Evropiane shkon ne 29. Ne kete grupim jane pjese parti si PASOK e kryeministrit grek Papandreu, partia laburiste angleze e Gordon Braun, demokratet e majte italiane te Piero Fassinos, Partia Socialiste franceze e Martin Aubry, Partia Demokratike Serbe e Boris Tadic, Partia Socialiste Spanjolle e kryeministrit Zapatero , kryeministri portugez Sokrates, kancelari i Austrise Fauman, kryeministri sllovak Robert Fico, kryeministri slloven Borut Pahor etj.

Top Channel