Hofman: Salihi, avion ynë i shpejtë

Hamdi Salihi është shndërruar një sulmues “VIP” në kampionatin austriak të futbollit. Falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në këtë pjesë të parë të sezonit, ku pak pas fillimit të tij braktisi Sv Riedin për t‘iu bashkuar gjigantit Rapid Vjena dhe ku ka realizuar 11 gola në total deri tani, bomberi shqiptar ka një meritë të madhe në renditjen e ekipit të tij në majën e klasifikimit.

Këtë meritë Salihit ia njohin edhe vetë shokët e skuadrës. Ai që foli dje rreth Salihit ishte shoku i sulmit Stefan Hofman, i cili u prononcua para medias menjëherë pas shpalljes për të dytën herë radhazi “Futbollisti i Vitit” në Austri.

“Te Salihi ne kemi gjetur vërtetë një aeroplan të shpejtë në shënimin e golave”, u shpreh Homan, i cili po shpjegonte situatën e mirë që po kalon skuadra në këtë fillim sezoni.

Top Channel