PS: Berisha, verteto akuzat

14/12/2009 15:15

Nderkohe selia roze iu drejtua serish kryeministrit Berisha duke i kerkuar te vertetoje akuzat e shumta te bera ne adrese te kryetarit te partise Edi Rama

Zedhenesja e kesaj partie tha se Berishen e presin proceset e shumta gjyqesore per shpifje.

“Sali Berisha, thuaji shqiptareve pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet te paguajne?! Leri akuzat e shpifjet sa nga nje foltore ne tjetren, behu njehere burre e ik ne prokurori e gjykate ku te presin 20 padi. Thuaju shqiptareve pse ua more tokat banoreve te bregdetit nga Velipoja ne Konispol dhe çfare lidhje ka familja jote me to e me mijera hektare koncensione per Tece e fabrika çimentosh. Leri akuzat e shpifjet sa nga nje foltore ne tjetren dhe dergo ne gjykate e prokurori ministrin tend Fatmir Mediu, mbi te cilin rendojne ende 26 jete te pafajshme te humbura ne shperthimin e korrupsionit ne Gerdec.
Mos u fshi prapa imunitetit njesoj si Lulezim Basha, por behu njehere burre e verteto ato akuza monstruoze qe vetem goja e nje njeriu te semure mund t’i shqiptoje”, u shpreh zedhenesja.

Top Channel