Mustafa Nano, profili i intelektualit rebel

16/12/2009 19:20

Nje prej gazetareve me te rendesishem ne Shqiperi eshte padyshim Mustafa Nano. Ekspert dhe politolog, shpesh here edhe kritik ndaj lidereve aktuale, Nano konsiderohet si nje prej analisteve me te njohur.

I mberritur ne boten e publicistikes pas nje karriere te shkurter ne diplomaci si sekretar i dyte ne ambasaden shqiptare ne Zagreb gjate viteve 96-97, Mustafa Nano do te spikaste menjehere per kurajon e shkrimeve me te cilat u prezantua para publikut menjehere pas kthimit ne atdhe.

Gjuhe e zhdervjellet dhe e drejtperdrejte, tema qe prekin interesat e nje game te gjere lexuesish, keto elemente e shnderruan Nanon shume shpejt nje pike reference ne boten e analizes mediatike.

Por ky do te ishte vetem fillimi. Pas pak do te vinte introduksioni i tij me boten e televizionit.

Prej tre vjetesh Mustafa Nano drejton emisionin “Deja vu” ne Top Channel, personazhe shqiptare brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise ne studion dhe ekranin e ketij televizioni, ne nje format te vecante, te drejtuar nga Nano kane shprehur opinionin e tyre dhe jane bere hera-heres mesazhere te fenomeneve, apo situatave te caktuara shoqerore.

Ne pranine e tij, personazhet arrijne te tregojne ato jane te karakterit qe askush nuk i ka pare me perpara. Ndersa vete ai, Mustafa Nano, ndoshta i vetedijshem per forcen e autoritetit te tij, veshtron gjithcka, diskret dhe ne qetesine e tij karakteristike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel