Populli i panjohur i Shqiperise

21/12/2009 18:40

Pupushja nuk eshte me ne shtepi. U bene disa muaj qe ajo nuk jeton. Ajo ishte qeni i familjes Babameto dhe pas nje incidenti fatkeq, ne ate shtepi humbjen e saj e perjetojne si te ishte ajo e nje prej anetareve te familjes.

“Pupushja ka qene vajza jone e vogel. Ne nuk kemi femije. E deshem jashte mase dhe na donte jashte mase. Me ka lene nje mbrese mjaft te madhe sepse e kemi pasur 14 vjet e dy muaj”, eshte shprehur Zyraja.

Ky nuk eshte rasti i vetem qe njerez dhe kafshe lidhen kaq fort. Ne shpesh nuk e veme re, por pervec popullit te njerezve, Shqiperine tone e banon edhe nje popull i madh kafshesh.

Ashtu si edhe ne vendet e tjera te botes edhe ne vendin tone kafshet kane regjistrin e tyre te gjendjes civile.

Kastriot Koro pedagog ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare, ia ka dedikuar jeten e tij pikerisht administrimit te kesaj popullsie.

“Numri i popullateve te kafsheve te egra ka rene. Numri i cakejve ne Shqiperi eshte 489, numri i lunderzes 562, gjelat e eger jane 269, numri i thellezave te fushes eshte 3414, fazani eshte 0, dhia e eger 867”, shpjegon Kastrioti.

Por kafshet e egra, jane vetem nje pjese perberese e popullit te kafsheve. Ne Shqiperi zyrtarisht banon nje popull prej 3 575 000 kafshesh te buta, nga te cilet 90 mije jane qene dhe 50 mije jane mace.

Keto kafshe kane edhe te afermit e tyre. Ata jane zakonisht familje njerezish qe kujdesen per ta, qe i duan dhe qe vuajne kur keto kafshe humbasin.

Zonja Ervehe nuk ndihet kurre vetem. Ajo jeton prej disa vitesh me qenin e saj Rudi.

“Eshte si puna e femijes, i do te gjitha. E kam si shok, me te dale, sidomos ne mengjes. Me ushqimin e kam te veshtire sepse nuk eshte qen qe mund te haje cdo gje, ai do te haje gjera te mira do berxollen, do qoften, sallamin”, thote Erveheja.

Nje qen ose nje mace ne shtepi, nuk eshte aspak nje dukuri e re per shqiptaret qe vijne pothuajse te gjithe nga nje e kaluar ne shtepi tradicionale private.

Te urta, lozonjare, qetesuese dhe miqte me te mire te njeriut, kafshet shtepiake, jane shnderruar keshtu ne nje nga ato detajet qe shpesh ua ndjen mungesen vetem kur nuk jane me aty.

“Nuk e zevendesojme dot. Ndoshta bera gabim qe e desha aq shume dhe une qe isha nje njeri i forte edhe pse kane kaluar me teper se kater muaj nuk arrije ta harroje dhe ndjeje gjithmone dhimbje”, thote Merkuri.

Ai tregon qe nuk do ta zevendesoje kurre Pupushen, pasi ajo ishte si nje femije per ta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel