Angli, vellezerit shqiptare martojne bashke femijet

22/12/2009 18:20

Dy vellezer shqiptare emigrante ne Londer jane denuar me 6 vite burg ne total pasi ilegalisht martuan femijet e tyre me njeri-tjetrin.

Kujtim Llleshi i njohur ne Angli me emrin Resmi Lleshi i tha policise, se per te shpetuar vajzen 12 vjecare nga gjetja e nje dashuri te papershtatshem dhe jo mysliman, ra dakort me villain, Rexhep Lleshin, ta martonte ate me djalin e tij.

Martesa mes dy kusherinjve te pare ndodhi me 25 mars 2008 ne shtepine e Rexhep Llleshit, pasi sipas tyre ata kishin pyetur nje imam i cili i kishte thene se kjo martese sipas fese islame eshte e lejueshme. Pasi kane kryer lutjen e marteses, te dy vellerzerit sebashku me nenen e djalit 16 vjec, i kane inkurajuar ata te kryejne marredhenie seksuale. Te nesermen ne mengjes nena e djalit ka kontrolluar carcafet per gjetjen e shenjave te gjakut.

Mosgjetjen e shenjave te gjakut, ia ka treguar bashkeshortit Rexhep Lleshi, i cili e ka rikthyer mbesen e tij tek i vellai duke i thene se ajo nuk ishte e virgjer dhe e ndershme. E tronditur nga ajo qe kishte ndodhur nje nate me pare, 12 vjecarja ia ka treguar ngjarjen nenes se saj e cila ishte divorcuar prej Kujtim Lleshit, i cili ishte martuar perseri dhe kishte 7 femije.

Menjehere nena e vajzes e ka denocuar ngjarjen ne polici dhe me pas kjo martese ilegale eshte hetuar nga skuadra e krimeve seksuale. Gjate procesit gjyqesor ne te cilin viktima mes loteve gjeti kurajon te deshmonte, dy vellezerit nuk i kane pranuar akuzat, pasi sipas tyre, ata nuk kishin kryer ndonje krim.

Gjykatesi Robert Fraiser Morrison duke lexuar masen e denimit me nga tre vjet burg per dy vellezerit, tha se kjo ngjarje ishte nje incident i papelqyeshem dhe se ne Britanine e Madhe e madhe, inicimi i marredhenies seksuale te nje vajze 12 vjecare perben krim te denueshem me burg.

Kujtim Lleshi i ka bertitur gjykatesit pse ai e denoi duke iu drejtuar me fjalet: “Une s’jam kriminel, doja te mbroja vajzen time”. Ai ka rezistuar per disa minuta qe te mos shoqerohej nga gardianet drejt qelive te gjykates. Eshte dashur perdorimi forces nga pese gardiane duke e terhequr ate zvarre per ne qeli.

Top Channel