Personazhi i Vitit, Rama fiton anketen e dominuar nga politika

31/12/2009 19:50

Eshte kryetari i Partise Socialiste Edi Rama personazhi i vitit, perzgjedhur nga populli i internetit ne sondazhin, qe TCH organizon ne website-in e tij. Me nje diference te ngushte prej vetem 50 votash, i dyti eshte klasifikuar kryeministri Sali Berisha. 

Nje sondazh qe duket se na riktheu ne stinen e ethshme te fushates dhe zgjedhjeve, ku edhe rezultati final i tyre u nda per nje grusht votash.

“Ecuria e rezultatit te votimit per Personazhin e Vitit, te kujtonte ditet e zgjedhjeve te fundit parlamentare, kur rezultatet e numerimit te votave nxirrnin ne krye here njeren parti e here tjetren. Edhe ne sondazhin tone, dy lideret kryesore politike te vendit, nderronin vendet vazhdimisht me njeri tjetrin, dhe renditja perfundimtare i ndau ata me vetem 50 vota” – tregon webmasteri Igli Gjelishti, qe ka monitoruar gjithe ecurine e votimit.

Ky vit politik, mes zgjedhjesh, bojkoti e protestash, duket se ka ndikuar edhe me shume tek shqiptaret, duke rrenjosur me tej politiken ne bisedat e perditshme, apo ne anketat me votime, fjale kjo e fundit, qe po lidhet vetem me politiken.

Mes nje zgjedhjeje te gjere personazhesh, disa prej tyre te propozuara edhe nga Top Channel, qe prekin personazhe te njohur dhe fusha te tjera si socialja, ekonomia, informatika, kultura, apo sporti, vazhdojne te votohen politikanet, per te vendosur ne vendin e trete futbollistin e Kombetares dhe te Sunderlandit, Lorik Cana, ne te katertin Korpusin e Vullnetareve dhe ne te pestin Zamira Durden, nenen qe humbi femijen ne tragjedine e Gerdecit.

Ndikimi i forte politik i sivjetshem duket edhe nese behet krahasimi me vitet e kaluara, ku nder fituesit apo te paret ne klasifikim renditen Spitali Ushtarak, Presidenti Bamir Topi, figure e konsideruar e moderuar dhe e pranueshme nga te gjitha palet e nder me te votuarit ne shume anketa, apo edhe Gjergj Bojaxhi nje vit me pare, ne rolin e drejtorit te KESH-it pervecse politikan edhe ky i moderuar.

Top Channel