Bllokohet rruga, izolohet Shkodra

07/01/2010 19:40

Ujerat e lumit Drin kane kaluar te gjitha barrierat duke hipur edhe ne shtratin e rruges nacionale qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit.

Pikerisht ne vendin e quajtur Harku i Berdices, uji ka hipur mbi ure duke arritur nje thellesi te konsiderueshme dhe duke e bere rrugen te pakalueshme per mjetet e vogla.

Ne rruge eshte vendosur nje buldozer qe ka sherbyer per te terhequr te gjitha mjetet qe mbeteshin ne mes te ujit.

Levizja ne kete segment ka vijuar me shume veshtiresi dhe vetem kamionet dhe mjetet e ushtrise mund te leviznin.

Ndersa rruga ne drejtim te Dajcit dhe fshatrave te tjera eshte pothuajse e pamundur te kalohet per shkak se thellesia e ujit ne disa zona eshte rreth 1 meter e me shume.

Nga kalaja e Rozafes duket se si e gjithe ultesira e Shkodres eshte shnderruar ne nje liqen te madh.

Lagjet Ajasem, Bachallek, Berdice, si dhe zonat e Djacit, Trushit dhe Velipojes i ngjajne tashme te gjitha se bashku nje kenete te madhe ku dalin ne siperfaqe vetem catite e shtepive dhe majat e pemeve.
 

Top Channel