Shkoder, uje edhe ne shtepite e “Zukth Kashtes“

08/01/2010 19:50

Pas fshatrave, uji po perfshin dale ngadale edhe lagjet periferike te qytetit te Shkodres, ato qe shtrihen pergjate bregut te liqenit.

Nderprerja e rrjedhes se Bunes nga rryma e forte e drinit ka shtuar nivelin e ujit ne Liqenin e Shkodres. Nje prej lagjeve te  permbytura te Shkodres per te cilen nuk eshte folur, eshte “Zukth Kashta“.

Kjo eshte nje lagje e vjeter ne brendesi te Shkodres dhe sipas banoreve, ne dhjetra uji ka hyre prej 8 ditesh dhe niveli po rritet perdite e me shume.   

Top Channel