Maqedoni, ndihma nga Kryqi i Kuq

08/01/2010 20:00

Apelit per te ndihmuar familjet e permbytura po u pergjigjen shume kompani private ne Shqiperi. Por gadishmeri ka shprehur edhe Kryqi i Kuq Maqedonas dhe disa bashki te drejtuara nga shqiptaret ne kete vend.

Kryqi i Kuq shpreh gadishmerine per te ndihmuar me ndihma logjistike por edhe ndihma ushqimore. Sipas perfaqesuesit te kesaj shoqete, Sait Saiti, Kryqi i Kuq ofron ate qe eshte nevoje e momentit si, pako higjenike, ushqim etj. Nderkohe, ambasadori shqiptar ne Shkup, Arben Cejku shton se nga ana maqedonase e Drinit nuk ka asnje milimeter uje te shtuar apo keqperdorim.

Ne gadishmeri per te ndihmuar banoret e zonave te permbytura jane shprehur edhe drejtuesit shqiptare te disa komunave ne Maqedoni,  te cilet do ofrojne disa dhjetera mijera uero ndihme.

Top Channel