Shkoder, uji “marshon” ne brendesi te qytetit

11/01/2010 15:00

Uji e ka zgjeruar perandorine e tij ne qarkun e Shkodres, nga ultesira deri ne Malesine e Madhe, ku uji i liqenit vazhdon perparimin sistematik.

Zona e permbytjes ne Shkoder eshte zgjeruar me disa qindra hektare toke shtese ne ultesiren e Nenshkodres.

Kufijte e permbytjes jane ne perendim bregdeti i Velipojes ku eshte edhe grykederdhja e lumit Buna, ne lindje periferia e Shkodres dhe fshatrat e Malesise se Madhe ne ane te liqenit, ne jug Mali i Jushit dhe ne veri komuna Ana e Malit. Kalaja e Shkodres eshte pika qe tregon qartesisht zonen me te madhe te kesaj permbytjeje.

Ne perendim te Shkodres, ne fshatin Obot qe i perket komunes Ana e Malit. Ne kete zone 180 shtepi jane nen uje dhe thellesia eshte shume e madhe. Banoret ne fillim rezistuan te evakuoheshin por me pas u larguan.

Ndersa ne fshatin Berdice, mbi 368 banesa jane nen uje dhe siperfaqja e permbytur eshte 1900 hektare. Fshati njihet per prodhimet bujqesore dhe blektorale te cilat jane shkaterruar teresisht.

Ne fushat e Velipojes dhe te Dajcit ishin edhe dy zonat me siperfaqen me te madhe te permbytur, afersisht 4 mije hektare toke dhe 1200 banesa.

Ujerat kane hyre edhe ne brendesi te qytetit te Shkodres.

Rruget jane mbushur me ujin e liqenit qe ka zhvendosur kufirin deri ne kete rruge kryesore qe ndaj qytetin ne dy pjese.

Top Channel