Permbytjet, PS: Veper penale

11/01/2010 16:45

Opozita e konsideron permbytjen nje veper penale dhe kerkon hetimin e saj dhe nxjerrjen para ligjit te pergjegjesve.

Zoti, Taulant Balla tha ne nje komunikim me median se Partia Socialiste mberrin ne kete konkluzion pasi eshte konsultuar me eksperte te fushes e pasi ka mbledhur te dhena te mjaftueshme sipas tij ne terren.

“Deklarojmë me përgjegjësi të plotë, se nga të gjitha informacionet që ne kemi mbledhur dhe po administrojmë nga verifikimet në terren si dhe konsultimet me ekspertët hidroteknikë na rezulton se kjo përmbytje është një vepër penale e pastër abuzimi. Në këtë vepër penale, identifikojmë si persona përgjegjës Sali Berishen dhe Dritan Priftin. Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tretë kanë vënë në rrezik, me dashje dhe paramendim, sigurinë e kaskadës hidroenergjitike mbi lumin Drin. Korporata Energjitike vazhdon të gënjejë publikun duke thënë se shakarkimet në Fierzë filluan më datë 30 dhjetor në kuotën 285.9 metra, ndërkohë që disponohen dokumenta zyrtarë për fillimin e shkarkimeve më datën 2 janar”, u shpreh Balla.

Edhe nje here deputeti Balla i kekroi Prokurores se Pergjithshme te nise hetimet per te cuar para drejtesise autoret e ngjarjes ne veri te vendit.

Top Channel