35 vjet burg per britaniket pedofile

12/01/2010 16:30

Pas nje procesi qe zgjati afo dy vjet, Gjykata e Tiranes shpalli fajtore per krime seksuale dy britaniket Dino Kristudulu 45 vjec dhe Robin Arnold 56 vjec ashtu sikurse kishte vendosur  edhe nje gjykates i meparshem per bashkepuntorin e tyre qe quhej nga minorenet e abuzuar si babai, Xhon Devid Braun.

Gjykatesja Shefkie Demiraj i deklaroi dy britaniket si persona te padeshirueshem ne Shiperi pasi ata te vuajne denimin ne nje burg te sigurise se larte per shkalles se rrezikshmerise.

Dino Kristodulu u denua me 20 vjet burg ne nje kohe qe prokuroria kishte kerkuar 22 vite heqje lirie. Nderkohe Robin Arnold u denua me 15 vjet heqje lirie.

Britaniket akuzohen per marredhenie homoseksuale me te mitur  me shume se me nje person, mosha e te cileve varionte nga gjashte, shtate dhe nente vjec.

Sipas prokurorise te pandehurit duke u prezantuar si vullnetare ne qendren “Femijet e tij” kane abuzuar seksualisht me femije te pastrehe, sikurse edhe Xhon Devid Braun aktualisht i denuar me vendim te formes se prere me 20 vjet burg.

Skandali i pedofilise tronditi vendin ne 2005 kur gjate hetimeve te komisariatit numer 4 nje i mitur i shoqeruar per vjedhje deklaroi se abuzohej ne qendren bamirese ku mbahej.

Pas verifikimeve rezultoi se kishte edhe femije te tjere te viktimizuar, ndersa qendra u mbyll dhe prej 32 te miturve disa  femije u shperndane neper qendra sociale, disa u rikthyen ne shtepi e disa te tjere ju rikthyen jetes se rruges.

Top Channel